Hyri në liqen për t’u larë, vdes 44-vjeçari në Pogradec

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 20:25
Hyri në liqen për t’u larë, vdes 44-vjeçari në Pogradec

Një 44-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën sot në Pogradec, përcjell "Kosova Sot Online".

Në liqenin e Ohrit, një 44-vjeçar, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t’u larë ka ndërruar jetë.

Ndërsa, dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor është duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)