E përplasi me veturë dhe e braktisi në mes të rrugës, korçari dërgohet në spital
Një person është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku vetë i plagosuri ka treguar se ka pësuar aksident në afërsi të fshatit Ciflig nga një mjet i cili e ka përplasur, përcjell "Kosova Sot Online".
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për policinë mbetet ende i paqartë aksidenti pasi shoferi që është ndaluar në afërsi të fshatit Ciflig ka dëshmuar se nuk e ka aksidentuar personin në fjalë.
(Kosova Sot Online)
