Rama: Kosova e ka në tryezë ofertën më të mirë të mundshme, Serbia të detyrohet ta pranojë planin franko-gjerman

  • S.A /
  • 01 July 2023 - 10:52
Rama: Kosova e ka në tryezë ofertën më të mirë të mundshme, Serbia të detyrohet ta pranojë planin franko-gjerman

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se Kosova e ka ofertën më të mirë të mundshme në tavolinë për të ardhmen e saj, transmeton "Kosova Sot Online".

 Ai tha se plani franko-gjerman është oferta më e mirë e mundshme që duhet të shtyhet para dhe të detyrohet Serbia që ta pranojë.

“Unë i kam thënë opinionet e mia. Ajo që shumë kush komentojnë duke ju hakërryer apo ju ankuar apo shprehur ndjenja negative miqve, partnerëve, aleatëve tanë është se ndërkohë që flasim ndryshe nga të gjitha herët tjera në të shkuarën Kosova ka në tryezë ofertën më të mirë të mundshme për të ardhmen e saj. Ka ë tryezë planin franko-gjerman, të cilën është Kosova në radhë të parë dhe jemi ne shqiptarët që jemi të interesuar dhe duhet ta shtyjmë përpara deri në fund duke këmbëngulur për tryezën, për të shfrytëzuar këtë potencial të aleancës dhe miqësisë me bashkësisë euro-atlantike për ta detyruar Serbinë që ta pranojë…

Praktikisht që do të thotë hapja përfundimtare e rrugës, të ardhmes për një Kosovë të njohur nga të[ gjithë dhe me ulësen e vet në Kombet e Bashkuara”, tha Rama.

(Kosova Sot Online )