Osmani: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut shënoi kthesën tonë historike për liri dhe pavarësi

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 10:27
Osmani: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut shënoi kthesën tonë historike për liri dhe pavarësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka uruar 2 korrikun, ku tha se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, e shpallur nga 114 delegatët e Kuvendit të Kosovës hapi rrugën për përmbushjen e ëndrrës shekullore për Kosovën Republikë, përcjell "Kosova Sot Online".

Osmani shtoi se Delegatët e asaj kohe i gërshetuan këto të tria, duke vërë gurin themeltar të shtetit të Kosovës, i cili u vulos më 17 shkurt 2008.

Në vijim gjeni të plotë urimin e Presidentes Osmani:

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, e shpallur nga 114 delegatët e Kuvendit të Kosovës hapi rrugën për përmbushjen e ëndrrës shekullore për Kosovën Republikë.


Akti i tyre dëshmoi se rruga e bërjes së shtetit kërkon përkushtim, sakrificë dhe guxim.

Delegatët e asaj kohe i gërshetuan këto të tria, duke vërë gurin themeltar të shtetit të Kosovës, i cili u vulos më 17 shkurt 2008.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është ngjarje emblematike, e cila shënoi kthesën tonë historike për liri dhe pavarësi.

2 Korriku mbetet një nga datat më të rëndësishme për shtetin tonë, ngase  themelet e tij qëndrojnë mbi vendimin e delegatëve të asaj kohe.

Urime 2 Korriku, qoftë e përjetshme Republika e Kosovës!

(Kosova Sot Online)