Pas masave të BE-së ndaj Kosovës, LDK merr vendim për bojkotim të mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit

  • S.A /
  • 03 July 2023 - 13:28
Pas masave të  BE-së ndaj Kosovës, LDK merr vendim për bojkotim të mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se LDK-ja do të bojkotojë mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit, si shenjë revolte ndaj situatës së krijuar në vend, transmeton "Kosova Sot Online".

“LDK nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e BE-së të vendosura ndaj Kosovës. Vlerësojmë që është e dëmshme për Kosovën. Prandaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në të ardhmen”, ka deklaruar Gashi.

(Kosova Sot Online )