Ursula von der Leyen: S’mund ta imagjinojmë Europën pa Ballkanin Perëndimor

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 18:25
Ursula von der Leyen: S’mund ta imagjinojmë Europën pa Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se është e pamundur të imagjinohet e ardhmja e Bashkimit Evropian pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe Ukrainës dhe Moldavisë, përcjell "Kosova Sot Online".

“Kur shikojmë përpara dhe imagjinojmë se si do të duket Evropa… A mund ta imagjinojmë BE-në pa Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë, të cilat janë të gjitha nën ndikimin e Kinës dhe Rusisë? E pamundur”, tha Von der Leyen gjatë vizitës së saj në Madrid.

(Kosova Sot Online)