Jens Stoltenbergut pritet që sot t’i vazhdohet mandati, edhe një vit do të jetë në krye të NATO-s?

  • S.A /
  • 04 July 2023 - 08:35
Jens Stoltenbergut pritet që sot t’i vazhdohet mandati, edhe një vit do të jetë në krye të NATO-s?

Pritet që anëtarët e NATO-s të bien dakord sot për vazhdimin e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg edhe për një vit, konfirmuan sot katër diplomatë, raporton Reuters, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ka pasur shumë sinjale që tregojnë për një vendim të tillë në javët e fundit, por tani ambasadorët e NATO-s pritet të miratojnë zyrtarisht zgjatjen e mandatit të shefit të aleancës gjatë një takimi të martën, thanë diplomatët, duke folur në kushte anonimiteti

Stoltenberg e ka udhëhequr aleancën e NATO-s përmes një sërë krizash që nga marrja e detyrës në vitin 2014, dhe së fundmi mblodhi anëtarët e NATO-s në mbështetje të Ukrainës, ndërsa ai u përpoq të parandalonte që lufta atje të përshkallëzohej në një konflikt të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.

64-vjeçari është një ish-kryeministër norvegjez. Ai duhej të përfundonte mandatin e tij si zyrtari më i lartë civil në aleancën transatlantike të sigurisë në fund të shtatorit, por tani ka të ngjarë të qëndrojë për 12 muaj të tjerë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha në shkurt se ai nuk po kërkon një zgjatje të kontratës. Por anëtarët e NATO-s i kërkuan që ta pranonte atë pasi nuk arritën një konsensus për një pasardhës.

Në mesin e atyre që u diskutuan si kandidatë ishin Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, i cili ka thënë hapur se do ta pëlqente punën, dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen, e cila ka këmbëngulur publikisht se nuk është kandidate për këtë punë.

(Kosova Sot Online )