Kryeministri holandez goditje direkte Aleksandër Vuçiqit, ia përmendi dhunën ndaj civilëve, KFOR-it dhe gazetarëve në veri

  • S.A /
  • 04 July 2023 - 08:29
Kryeministri holandez goditje direkte Aleksandër Vuçiqit, ia përmendi dhunën ndaj civilëve, KFOR-it dhe gazetarëve në veri

Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se është i domosdoshëm de-përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës. Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bethel, Rute theksoi se Luksemburgu dhe Holanda kanë vendosur të punojnë së bashku dhe të angazhohen në punë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Ne jemi të vendosur të forcojmë lidhjet tona. Tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës na kanë shqetësuar. Dhuna ndaj civilëve, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve është shqetësuese”, ka dekalruar ai.

“Kjo është e një rëndësie thelbësore për të dy vendet dhe rajonin më të gjerë, por edhe për Evropën në tërësi. Me luftën e ndezur mes Rusisë dhe Ukrainës, është më e rëndësishme se kurrë që të veprojmë së bashku. Marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë thelbësore për perspektivat e progresit të mëtejshëm në integrimin evr`opian”, ka shtuar kryeministri holandez.

Ai tha se Luksemburgu dhe Holanda mbështesin të ardhmen evropiane dhe janë të gatshme të punojnë me Serbinë teksa ndërmerr hapa për përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe reformat e nevojshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Por, deklarimet e tyre nuk i kanë pelqyer Vuçiqit.

Presidenti serb tha pas takimit me Rutte dhe Bettel se kanë qëndrime të ndryshme për situatën në Kosovë.

Por, ka theksuar që gëzohet që bashkëbiseduesit kanë qenë të sinqertë.

“Nuk ka temë të lehtë për ne, por më vjen mirë që bisedat ishin të sinqerta” tha Vuçiq.

“Nga fjalët e Ruttes shihet se ne kemi një mendim tjetër për situatën në Kosovë” ka shtuar ai.

Duke i përmendur deklaratat e Kryeministrit holandez Rute “për sulmet ndaj gazetarëve”, por jo “për arrestimin e qytetarëve”, sipas Vuçiq, kjo tregon pozitën e vështirë të Serbisë.

Ai tutje ka thënë se Holanda dhe Luksemburgu duan të kenë marrëdhënie më të mira, por nuk kanë nevojë të dinë çdo detaj për Kosovën, shtoi Vuçiq.

(Kosova Sot Online )