Kryetari i Leposaviqit emëron katër drejtorë komunalë serbë

  • E.k /
  • 04 July 2023 - 16:12
Kryetari i Leposaviqit emëron katër drejtorë komunalë serbë

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka emëruar katër drejtorë komunalë nga komuniteti serb, përcjell "Kosova Sot Online".

Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinetit të Kryetarit Hetemi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Qeverisja në nivel lokal ka në fokus secilin qytetarë pa asnjë dallim e përjashtim dhe mbështetet nga iniciativat e ndryshme të nivelit qendror. Me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, diskutuam për iniciativat e ndryshme të kësaj ministrie. E informova për krijimin e mundësive për qytetarët nga komuniteti serb si dhe biseduam edhe për inkuadrimin e serbëve lokal në qeverisjen lokale me ç’rast e informova për vendimin e fundit të Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit për emërimin e katër drejtorëve të tjerë”.

“Nga sot, Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinetit të Kryetarit Hetemi. Bashkëpunimi me Komunat do të vazhdoj, përkrahja nga Qeveria nuk do të mungoj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

(Kosova Sot Online)