Situata në veri, Konjufca: S’kryhet kurrë nëse ndërkombëtarët na fajësojnë vetëm neve

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 19:19
Situata në veri, Konjufca: S’kryhet kurrë nëse ndërkombëtarët na fajësojnë vetëm neve

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, i pyetur nëse krizës në veri po i shihet fundi, ka thënë se nëse bashkësia ndërkombëtare mendon që vetëm Kosovën  i ka fajet, atëherë tensionet atje s’marrin fund kurrë, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas tij, veriu është i ndarë nga viti 1999 dhe zgjidhja e vetme është bashkimi i vendit.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare mendon që vetëm Kosova i ka fajet dhe përgjegjësinë për këtë situatë, kjo s’kryhet kurrë. Kjo ka me mbetur kështu përgjithmonë. Por, unë mendoj që duhet ta bindim bashkësinë ndërkombëtare dhe do ta fitojmë këtë betejë patjetër. I kemi fituar edhe shumë tjera të rëndësishme në të kaluarën. Por, unë mendoj që pas çlirimit të Kosovës më 1999, kjo është beteja më e rëndësishme për karakterin e shtetit tonë sepse shteti i Kosovës duhet të jetë shtet unitar. Republikë e bashkuar. Kjo betejë është për Republikën e bashkuar. Ose këtë tjetrin opsion s’mund ta imagjinojë sepse është shumë i keq. Është shtet i ndarë. Për shumë kohë ka qenë i ndarë. Kosova prej 99-ës kështu dyqysh ka funksionuar. Edhe ajo ka qenë iluzore në vitin 2008 dhe 2011, sepse u pa që këta kur do ta zbatosh ligjin dhe kushtetutshmërinë atëherë e sheh fytyrën e vërtetë të Listës Serbe. Ata i kanë pasë kryetarët e komunave atje, por kjo s’do të thotë që kanë punuar për shtetin e Kosovës. Në momentin kur u qartësua situata e treguan fytyrën e vërtetë. Shkuan te Vuçiqi atje gatitu dhe i përgatitën grupet e tyre për të gjuajtur shok-bomba. D.m.th, në fund të fundit, ata i përgjigjen Beogradit. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)