Dje u takua me Miroslav Lajçakun sot në mesditë Vuçiq i drejtohet publikut

  • S.A /
  • 06 July 2023 - 09:36
Dje u takua  me Miroslav Lajçakun sot në mesditë Vuçiq i drejtohet publikut

Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet publikut në orën 12:00 nga ndërtesa e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, transmeton "Kosova sot Online ".

Vuçiq dje u takua me Miroslav Lajçak, përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Ai në llogarinë e tij në Instagram ka treguar se i është ankuar Lajçakut se populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj “torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit” dhe ka ripërsëritur kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre.

(Kosova Sot Online )