Murati: Rama po kthehet në qesharak, ai nuk është i aftë që të takoj një kryeministër shqiptar

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 18:51
Murati: Rama po kthehet në qesharak,  ai nuk është i aftë që të takoj një kryeministër shqiptar

Gazetari, Erl Murati, ka folur për turin në vendet e ballkanit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përcjell "Kosova Sot Online".

Murati ka deklaruar se i gjithë ky tur është një situatë qesharake.

A shtoi se Rama nuk është i aftë që të takoj një kryeministër shqiptar dhe të bëhet bashkë me të.

"Turi që Rama ka nisur po kthehet në qesharake por edhe minishengeni i cili lindi në mënyrë të papritur ashtu u zhduk dhe në mënyrë të papritur dhe e gjitha kjo është një kaos dhe situatë qesharake.

Vuçiç e ka quajtur ende të hapur Ballkanin e Hapur dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se do të takoj kryeministren e Serbisë dhe se Ballkani i Hapur ka sjellë progres dhe zhvillime për popujt tanë.

Kjo është situatë qesharake ndërkohë ku 'lideri ynë global' flet për minishengenin dhe pajtimin e popujve ai nuk është i aftë që të takoj një kryeministër shqiptar dhe të bëhet bashkë me të. Një shekull më parë Fishta në proverbin e tij u shpreh se: -‘Le ta dijë bota mbarë se më thjeshtë mblidhet një thes më pleshta se sa mblidhen dy shqiptar’. Përgjegjësia kryesore për këtë situatë i mbetet Ramës sepse nëse do ta vazhdojmë me proverba është që kush shkon pa ftuar e gjen pa shtruar.

Tryeza ishte gati dhe se ishte Rama ai që anulojë mbledhjen dhe takimin me Kurtin. Nuk mund të shkojë Rama në Kosovë dhe të diktojë se si do të zhvillohet takimi sepse as kryeministri grek nuk mund të shkojë në Qipro dhe të diktojë se si do ta presë."- U shpreh Murati.

(Kosova Sot Online)