Rama: Drafti që unë kam përgatitur, është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë, dhe unë ia kam dërguar tre personave

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 23:01
Rama: Drafti që unë kam përgatitur, është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë, dhe unë ia kam dërguar tre personave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka kthyer përgjigje kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit tha se drafti i Ramës për Asosacioni i nuk është në interes të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Rama tha se Konjufca nuk e ka lexuar dhe se në këtë mënyrë nuk ka se si ta komentojë këtë propozim.

Tutje, Rama tha se drafti që ka përgatitur ai, është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë dhe se ua ka dërguar tre personave: kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe presidentit Michel”.

“Draft statuti nuk është konsultuar me asnjë sepse nuk ka pse të konsultohet. Unë nuk kam bërë studion ligjore të qeverisë së Kosovës. Ajo e ka ekspertët e vet, mundësitë e veta, mund ta kishte bërë me kohë dhe duhet ta kishte bërë me kohë, dhe jo vetëm që duhet ta kishte bërë me kohë, por duhet t’i rrinte te dera gjatë gjithë kohës partnerëve dhe aleatëve dhe t’u thoshte, mendojmë kështu, mendojmë ashtu, sepse është në interesin tonë. Pashë, më treguan që Glauku kishte thënë se ka autonomi… nuk e di për çka e ka fjalën, sepse ne nuk folëm fare për draft të Asociacionit. Në dokumentin që ata se kanë lexuar! Këta s’e kanë lexuar! Ku e dinë këta? Apo më shohin mua në portret dhe më lexojnë si në filxhan? Drafti që unë kam përgatitur, është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë, dhe unë ia kam dërguar tre personave: kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe presidentit Michel”, deklaroi Rama.

(Kosova Sot Online)