Moti në Kosovë, gjysma e dytë e javës së ardhshme me temperatura deri në 37 gradë

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 22:32
 Moti në Kosovë, gjysma e dytë e javës së ardhshme me temperatura deri në 37 gradë

Insitituti Hidrometerologjik i Kosovës, njofton se gjysma e dytë e javës së ardhshme do ta gjej vendin me temperaturë deri në 37 gradë, përcjell "Kosova Sot Online".

IHK ka njoftuar se pas rreshjeve, në Kosovë do ketë masa të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut.

Kurse, nesër moti do të jetë më i qetë dhe me vranësira.

Ndërsa, të dielën moti do të jetë i nxehtë.

“Pas këtyre ditëve me reshje rekorde vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënoj vlera 34-37 gradë Celsius në gjysmen e dytë të javës së ardhshme. Neser moti parashihet të jetë kryesisht i qetë me vranesira të pakëta rreth relievit malor, ndersa të dielen mot kryesiht i kthjellet dhe me vapë. Prezenca e lartë e lageshtise se ajrit dhe presioni i lartë do të krijoj ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartshënuara” thuhet në njoftim.

Statusi i plotë:

(Kosova Sot Online)