Borrell po lobon edhe për Kosovën, i kërkon Presidentes së BERZH’it mbështetje për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi

  • S.A /
  • 08 July 2023 - 11:31
Borrell  po lobon edhe për Kosovën, i kërkon Presidentes së BERZH’it mbështetje për Ukrainën dhe  dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell, sot është duke marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut. Në këtë forum pjesëmarrëse nga Kosova është kryediplomatja Gërvalla, ndërsa janë edhe dy emisarët Lajçak e Escobar, transmeton "Kosova sot Online".

Dialogu Kosovë-Serbi ishte pjesë e bisedës në takimin e Borrellit me presidenten e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

“Kënaqësi të takoja Odile Renaud të BERZH-it  në margjinat e Forumit të Dubrovnikut. Ne diskutuam mbështetjen për Ukrainën, dialogun Beograd-Prishtinë dhe klimën e investimeve në Afrikë. Ne vazhdojmë të avancojmë bashkëpunimin BE-BERZH drejt synimeve tona të përbashkëta për të nxitur rritjen dhe zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Borrell. Kryediplomati europian më pas mori pjesë edhe në një panel për sigurinë në Europë.

(Kosova Sot Online )