Përplasje ndërmjet Prokurorisë dhe mbrojtjes për dëshminë e Remit

  • S.A /
  • 10 July 2023 - 14:50
Përplasje ndërmjet Prokurorisë dhe mbrojtjes për dëshminë e Remit

Komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, pritet të japë dëshmi në Gjykatën Speciale të Hagës, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo dëshmi ka shkaktuar përplasje në seancën e sotme që po mbahet në Hagë. Kjo pasi Prokuroria në momentet e fundit ka kërkuar që dëshmitë e mëhershme të Remit të merren parasysh, në mënyrë që sipas tyre, të kursehet koha.

Pra, Prokuroria kërkoi që Remi të mos shkojë në seancë për t`i konfirmuar dëshmitë e mëhershme, por vetëm të përgjigjet në kundër-pyetjet e mbrojtjes.

Nëse dëshmitë e Mustafës merren parasysh, atëherë mbrojtja me gjasë nuk do të ketë kohë të parashtrojë pyetje në detaje. Kjo ka shkaktuar kundërshtime të ashpra nga avokatët.

(Kosova Sot Online )