Anton Quni për deklaratat kundër ShBA-së e BE-së: Po tregohemi mosmirënjohës
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se akuzat e Qeverisë ndaj partnerëve strategjikë janë mosmirënjohje për punën që ata kanë bërë në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".
“Të gjitha rezultat dhe sukseset të cilat ne i gëzojmë sot si qytetarë por edhe si Republikë, janë rezultat të përbashkëta të spektrit politik dhe ushtarak të Kosovës me partneritet të fuqishme më shtetet e BE dhe ShBA. Sot ngritem në çfarë do lloj akuza ndaj partnerëve tanë strategjikë është paradoks në vete edhe është një lloj mosmirënjohje për punën e përbashkët, për angazhimin e partnerëve që i kemi pasur në krah në të gjitha proceset politike”, tha ai.
(Kosova Sot Online)
