Ky vendim i kryetarit të Pejës s’po i pëlqen Fatmire Kollçakut: Tmerr i vërtetë

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 21:30
Ky vendim i kryetarit të Pejës s’po i pëlqen Fatmire Kollçakut: Tmerr i vërtetë

Fatmire Kollçaku nga VV,  ka kritikuar kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, për testimin e rrugëve një anësore, përcjell "Kosova Sot Online".

Ajo ka shkruar se po krijohen kolona të gjata dhe se është rrezik për këmbësorët

Ajo po ashtu tha se për ta dërguar një familjare të saj në QKMF, iu desh të sillet rreth e rrotull qytetit dy herë. “Kosto shumëfish më të lartë do të kenë qytetarët e sëmurë që si mjet transporti duhet të shfrytëzojnë taxi” shtoi tutje Kollçaku.

Postimi i plotë:

Katrahurë e vërtetë në komunikacion në rrugët e qytetit të Pejës, e krijuar me testim të rrugëve një anësore.

Jo vetëm kolona pa fund, shtim i rrezikut për këmbësorë, por me krijim të shiritit të shpejtë edhe për personat në vetura.

Për me dërgu një familjare në QKMF, mu desh të sillem rreth e rrotull qytetit dy herë. Kosto shumëfish më të lartë do të kenë qytetarët e sëmurë që si mjet transporti duhet të shfrytëzojnë taxi.

Si përfundim, tmerr i vërtetë, sidomos koha e përzgjedhur për këtë testim.

(Kosova Sot Online)