Mihali i reagon Devollëve për pasaportën serbe të vajzës së tyre, "E ka përlyer veten më së keqi me çfarëdo lloj mashtrimi"

  • E.K /
  • 12 July 2023 - 21:31
 Mihali i reagon Devollëve për pasaportën serbe të vajzës së tyre,

Dejona Mihali nga VV-ja ka reaguar pas lajmit që vajza e një nga vellëzërit Devolli, Vlera Devolli, ka pasaporte serbe, përcjell "Kosova Sot Online".

Mihali ka shkruar se ata këtë gjë e kanë bërë për një licencë në energji të ripërtëritshme nga ZRRE.

Tutje, Mihalli theksoi se "Pse duhet dikush që pasi e ka përlyer veten më së keqi me çfarëdolloj mashtrimi dhe zhvatje të shtetit të vet siç është rasti i vëllezërve Devolli, të zhysë edhe fëmijët e vet në të njëjtin llum? 

Statusi i plotë:

Pse duhet dikush që pasi e ka përlyer veten më së keqi me çfarëdolloj mashtrimi dhe zhvatje të shtetit të vet siç është rasti i vëllezërve Devolli, të zhysë edhe fëmijët e vet në të njëjtin llum? 
Mirë rrogëtarët si Kushtrim Gojani e Valon Shala e të tjerë i kanë bërë serbë me zor. Ja dhe Pejën e Gjakovën tonë e kanë dërguar në Serbi në letrat e tyre të televizionit dhe platformës digjital. Po vajzën pse? 
Për një licencë në energji të ripërtëritshme nga ZRRE? 
***
Pronare e kompanisë  malteze “Frigo Food Solar” LTD është znj. Vlera Devolli, vajza e Blerimit Devollit. Emri i saj në fletë-regjistrimin e biznesit në Maltë , figuron si “Vljera Devoli” , siç i shkruan në pasaportën e saj si shtetase e të cilit vend pra Serbisë e ka regjistruar këtë kompani atje.

(Kosova Sot Online)