Vrasje në tentativë në Sibovc të Podujevës, i dyshuari gjendet në arrati

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 08:33
Vrasje në tentativë në Sibovc të Podujevës, i dyshuari gjendet në arrati

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në fshatin Sibovc të Podujevës, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në veturën e viktimës.

Vetura e viktimës sipas policisë është qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme të bagazhit.

I dyshuari gjendet në arrati.

“Fsh. Sibofc, Podujevë 12.07.2023 – 19:34. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në drejtim të tij kishte gjuajtur me armë zjarri i dyshuari mashkull kosovar. Vetura e viktimës ishte qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme- bagazh. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjete asgjë e dyshuar. I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)