Prokuroria e fton Mergim Lushtakun për intervistim

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 18:39
Prokuroria e fton Mergim Lushtakun për intervistim

Deputetin e PDK-së, Mergim Lushtakun, Prokuroria e Shtetit e ka ftuar për intervistim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lushtaku të enjten është përfshirë në një përpleshje në Kuvendin e Kosovës me ministra të Qeverisë së Kosovës.

Të përfshirë në Kuvend kanë qenë edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lushtaku për media ak thënë se do të padisë Hekuran Muratin, Albulena Haxhiu e Besnik Bislimin, për siç ka thënë ai sulm pas tij. 

(Kosova Sot Online)