Sonneborn shpërndan pamjet e ngjarjes në Kuvend: Në prill ua miratuam heqjen e vizave

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 18:53
Sonneborn shpërndan pamjet e ngjarjes në Kuvend: Në prill ua miratuam heqjen e vizave

Një video nga momenti i dhunës së sotme në Kuvendin e Kosovës, e ka shpërndarë deputeti gjerman i Parlamentit Europian, Martin Sonneborn  duke kujtuar se Bashkimi Europian e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Politikani satirik që e kundërshton qasjen e udhëheqësve të BE-së shkroi në Twitter se si në prill PE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dje dhe si vetëm rreth 3 muaj më pas në Kuvendin e Kosovës ka dhunë.

“Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! (Seanca e Kuvendit me Kryeministrin Albin Kurti, 13 korrik 2023)” shkroi Sonneborn .


(Kosova Sot Online)