Guerot: Kosova meriton më shumë debat dhe më pak tensione

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 18:58
Guerot: Kosova meriton më shumë debat dhe më pak tensione

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për dhunën në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka dekalruar se e duan një demokraci të gjallë në debat, por me më pak tensione.

”Kosova që duam është një demokraci e gjallë. Kosova meriton më shumë debat dhe më pak tensione, substancë në vend të përplasje“, ka shkruar ai.

Seanca e tensionuar po vazhdon ku pati përplasje në mes deputetëve të PDK-së dhe atyrë të VV-së, si dhe ministrave.


(Kosova Sot Online)