Aksioni ku u arrestua Besnik Berisha dhe të tjerët, Policia jep detaje

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 09:45
Aksioni ku u arrestua Besnik Berisha dhe të tjerët, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin, ku u arrestua avokati Besnik Berisha dhe gjashtë persona të tjerë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ndikuar dhe penguar hetimet në lidhje me një rast të fajdeve, transmeton "Kosova Sot Online".

Në raporton policor thuhet se në cilësi të provave janë konfiskuar një pistoletë, pesë telefona dhe 7 mijë e 500 euro para të gatshme.

“PENGIM I TË PROVUARIT APO PROCEDURËS ZYRTARE- Prishtinë.2023 Drejtoria e Hetimeve të Krimeve të Rënda me autorizim të Prokurorit ka bastisur disa lokacione dhe ka arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ndikuar dhe penguar hetimet në lidhje me një rast të fajdeve. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një pistoletë, 5 telefona dhe 7500 € para të gatshme. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)