Blerta Deliu e 'tepron' akuzon kryeministrin Kurti për vjedhje të një zmadhuesi të zërit

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 21:33
Blerta Deliu e 'tepron' akuzon kryeministrin Kurti për vjedhje të një zmadhuesi të zërit

Kryeministrin Albin Kurti për vjedhje dhe fshehje të një zmadhuesi të zërit, e ka akuzuar deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka publikuar edhe një video ku shihet Kurti duke e larguar zmadhuesin nga tavolina para tij, derisa ka thënë se “nuk ka vjedhje dhe fshehje të zmadhuesit të zërit opozitar që hesht të vërtetën e koordinimit të tij me Radojçiqin kundër veteranëve të UÇK.”

“Kot e ka Kryeministri! Nuk ka vjedhje dhe fshehje të zmadhuesit të zërit opozitar që hesht të vërtetën e koordinimit të tij me Radojçiqin kundër veteranëve të UÇK”, ka shkruar Deliu.

(Kosova Sot Online)