Sot dhe nesër 40 gradë në këto vende! Jepet alarmi për qytetet shqiptare
Moti i nxehtë e ka kapluar prej ditësh Shqipërinë, rajonin dhe Europën, ku temperaturat po arrijnë deri në 40 gradë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas Shërbimit Meteologjik ushtarak, depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.
Në Tiranë, Gjirokastër, Shkodër dhe Berat temperaturat do të jenë 40 gradë, ndërsa në qytetet e tjera një ose dy gradë me pak.
(Kosova Sot Online)
