Republikani Kean: SHBA ta marrë rolin udhëheqës në rajon, paqen e pengon mosnormalizimi Kosovë-Serbi

  • S.A /
  • 19 July 2023 - 08:49
Republikani Kean: SHBA ta marrë rolin udhëheqës në rajon, paqen e pengon mosnormalizimi Kosovë-Serbi

Politikani republikan, Tom Kean, kryetar i Nënkomitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme për Europën në Kongresin Amerikan, tha se SHBA-ja duhet ta marrë një rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në mbledhjen në Capitol, përpara se të raportonte i dërguari amerikan, Gabriel Escobar, Kean tha se prosperitetin dhe stabilitetin e paqes në rajon e pengon më së shumti mosnormalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“…Është detyrë që Shtetet e Bashkuara të marrin një rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor. Administrata e fundit e kuptoi rëndësinë e udhëheqjes së SHBA-së në rajon, ofron një mundësi për të siguruar që Administrata Biden të investojë në mënyrë të ngjashme”, tha ai.

Kean tha se “nuk ka asnjë çështje të vetme që e pengon Ballkanin Perëndimor më shumë sesa dështimi për t’i normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Ai tha se duke pasur parasysh këto, Administrata Biden “duhet ta rimendojë rrënjësisht qasjen e saj”.

(Kosova Sot Online )