Në Europë këtë vit janë regjistruar mbi 800 zjarre

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 14:13
Në Europë këtë vit janë regjistruar mbi 800 zjarre

E gjithë Europa po përballet me një sezon veçanërisht të vështirë si pasojë e zjarreve, pasi temperaturat e rritura dhe valët e njëpasnjëshme të të nxehtit po krijojnë kushte që favorizojnë përhapjen e zjarreve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas të dhënave të fundit nga shërbimi satelitor europian Copernicus, më shumë se 810 zjarre të mëdha pyjore, pra zjarre që shkaktuan shkatërrim në një sipërfaqe prej të paktën 300 hektarësh, janë regjistruar këtë vit në Bashkimin Europian.

Kjo pasqyrohet gjithashtu në hartat “live” të Kopernikut, ku edhe nëse dikush zgjedh të shikojë shpërthimet e vetëm shtatë ditëve të fundit, do të shohë një numër mbresëlënës të madh zjarresh nga Ballkani dhe Italia në Gadishullin Iberik dhe zona të Europës veriore.

(Kosova Sot Online)