Rusia shfrytëzon grupet e djathta ekstreme në Serbi për të rritur ndikimin në Ballkan

  • 28 July 2023 - 20:32
Rusia shfrytëzon grupet e djathta ekstreme në Serbi për të rritur ndikimin në Ballkan

Një raport i Institutit për Studime të Luftës Hibride, Octopus, me seli në Prishtinë, vlerëson se Rusia po shfrytëzon grupet e djathta ekstreme në Serbi për të shtuar ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit.

Taulant Elshani, hulumtues i lartë në këtë institut tha se Serbia u ofron grupeve të tilla mbështetje financiare, infrastrukturore e mediatike për të shpërndarë përmbajtje propagandistike.

“Lidhjet politike, historike dhe kulturore si dhe interesat aktuale gjeopolitike e gjeostrategjike ndërmjet Serbisë dhe Rusisë shërbejnë si boshti kurrizor rreth të cilit këto organizata djathtiste ekstremiste gravitojnë. Ky bosht pra shërben si ombrellë për këta eksponentë duke i financuar, mirëmbajtur veprimtaritë e tyre për të minuar dhe dëmtuar besueshmërinë, tha ai.

(Kosova Sot Online)