Në Kosovë rritet edhe çmimi i drurit

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 14:14
Në Kosovë rritet edhe çmimi i drurit

Edhe pse jemi në mes të stinës së verës, qytetarët kanë filluar të përgatiten për muajt e dimrit, duke u furnizuar me drunj për ngrohje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë vit një metër dru po kushton 75 euro, ndryshe nga viti i kaluar kur një metër dru ishte 50 euro.

Kjo rritje veç sa do e varfërojë xhepin e disa prej qytetarëve që ngrohen me drunj.

Madje, vet druvarët thonë se ngritjen e çmimeve po e shfrytëzojnë pas ardhjes së mërgimtarëve.

Njëri nga dru shitësit në Vushtrri B.Z thotë se çmimi i një metri dru i llojit bung aktualisht kushton 60 deri 75 euro varësisht edhe nga madhësia e drurit. Ndërsa lloji i drurit ah dhe qarr shitet me një çmim më të ulët 50 deri në 60 euro.

“Po çmimet e drurit bung janë 60 deri 75 euro për metër, ndërsa druri ah dhe qarr janë më të lira 50 deri 60 euro. Kjo varet edhe prej cilësisë së drurit dhe madhësisë , por edhe nga vjetërsia e tij, sepse drunjtë që janë pre që një kohë të gjatë dhe kanë qëndru digjen më lehtë”, pohon ai.

(Kosova Sot Online)