Kurti: Konjufca nuk është propozuar me çdo kusht si kandidat për president
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Para mediave, Kurti tha se Glauk Konjufca nuk është propozuar si kandidat me çdo kusht për këtë pozitë.
“Pra ne nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufcën dhe nuk është rastësisht që ne e kemi propozuar Glauk Konjufcën me pak se 30 orë para natës ndërmjet 5 dhe 6 marsit”, ka deklaruar Kurti.
(Kosova Sot Online)
