LARGIMI I KUFOMAVE TË MASAKRUARA SHQIPTARE NGA KOSOVA NË SERBI MARS-QERSHOR 1999
Prof.Dr.Hakif Bajrami
Nga Hakif Bajrami
1.Çështja e asanacionit i kishte siellur hetuesit e Tribunalit Hagës në Beograd
Asanacion do të thot pastrim i terenit, duke i larguar kufomat e civilëve, në rastin konkret shqiptarëve të masakruar në Kosovë, dhe duke i maskuar (maj-qershor 1999) në mënyrë që të humbët çdo gjurmë e tyre.
Aty kah përfundimi i bombardimeve (deri më 9 qershor 1999) çarqet ushtarako policore serbiane duke e vrejtur numrin e madhë të kufomave civile shqiptare në Kosovë, do ta ndërmarrin hapin për largimin e një pjes të tyre nga vendi i krimit. Për këtë aksion, mendohej se nuk do të hihej një kohë të gjatë, se ku janë dhe sipas propogandës tyre, duhej përshpëritur se: “ende janë gjallë diku në mesin e një milion shqiptarëve të deportuar jashtë Kosovës”. Deri te zbulimi i maskimit të kufomave shqiptare (1999), erdhi pasi që një kamion frigorifer me kufoma ishte zbuluar, pas zbritjës së nivelit ujit në lum. Zbulimin e bëri publik përmejt postimit të një fotografie Dragan Vitomiroviq nga Zajçari. Për kamionin ishte folur një kohë se: “është mbeturinë e bombardimeve të NATO-s”, por që brenda tij u gjetën pastaj kufmat e civilëve shqiptarëve nga Kosova.Për çështjën e kamionit frigorifer së pari ishte debatuar: në zyrën e Ministrit Punëve të Brendëshme të Serbisë. Aty operativistëve, Ministri u kishte thënë prerazi (kuptohet pas fitorës së opozitës serbiane në Serbi se: “E vërteta duhët të zbardhet”. Me këtë kërkesë, shkruan Zoran Mijatoviq (ish operativist i sigurimit sekret serbian) pajtohën edhe udhëheqësit tjerë”. Lidhur me këtë, do të fillon gjurmimi i krimit, i cili përshkruhet se: “Ata të Sigurimit publik pas inforamtave nga Zajçari, kishin ardhur te argumenti se: “kufomat e shqiptarëve ishin siellur nga Kosova, për të humbur gjurmë të krimeve”. Prandaj, asanimi (pastrimi) kishte pasuar me largimin e kufomave nga Kosova në vende të maskuara nepër Serbi. Kufomat ishin siellur deri në Batajnicë me kamionin frigrifer, përmes Bubanjë Potokut. Gjatë sielljës, kamionin frigorifer e kishte përciellur një veturë Golf i bardhë, të cilin e drejtonte një kolonel i Sigurimit policor serb.Lidhur me këtë Sigurimi publik dhe Sigurimi dekret kishin zhvilluar debate se kush duhet ta merr përgjegjësinë.
Të dhënat për maskimin e kufomave të shqiptarëve nga Kosova ishin tubuar nga ish shefi i resorit Rade Markoviq, i cili për tërë operacionin kishte lëshuar edhe një deklaratë me shkrim, dhe për këtë çështje njohtohën hetuesit e Tribunalit Hagës. Në hulumtim e sipër ishte konstatuar se kufoma të maskuara të shqiptarëve të Kosovës ka edhe në Bajina Bashta. Nuk filtet për lokalitetin e Pruçës, por çuditërisht nepër Kosovë çështja e zbulimit të kufomave të shqiptarëve do t` iu besohet individëve të paditur dhe plus mendjemëdhej se: “po hyjnë në histori”. Ata, të gjithë nuk kishin kapacitet të diturisë e as të guximit sepse UNMIK hapur kishte dalur me qëndrim se: “hetimin e krimeve e ka në kompetencë dhe asnjë instutucion vendor nuk lejohet të mirret me çështjën”. Shtrohet pyetja: po të ndodhëte që shqiptarët: “të kanë bërë krime ndaj civilëve serbian”, çështja menjëherë do të shtrohej në Këshillin e Sigurimit të OKB-ës.Nga ky rast tragjik hqiptarët duhët për të mësuar se: ende në diplomacinë e Evropës kemi qëndrime që historinë e peshojnë me kutin e “drejtësisë” së Berlinit 1878.
2.Asanacioni është planifikuar nga shtabi i S. Millosheviqit:Bërthama e të gjitha krimeve në Kosovë mund të gjëndët në Marrëveshjën Millosheviq-Tuxhman e akorduar më 15 mars 1990 në Kragjorgjevë. Lidhur me këtë duhët ta shënojmë një fakt historik. Në Zagreb vjen deri te takimi Tuxhan-Rugova. Aty, F. Tuxhman i thot Ibrahim Rugovës se “ju shqiptarët duhët të hyni me çdo kusht në luftë. I. Rugova me mençuri e refuzon kërkesën. Dhe po të hynim ne në luftë më 1991, sot Republikë të Kosovës nuk do të kishte. Shqiptarët, një pjesë do të vritej, një pjesë do të arratisej jashtë Kosovës, një pjesë popat serbian do ta konvertonin në serbian”. Të nesërmën F. Tuxhman e “informon Millosheviqin se Ibrahim Rugova e refuzoi ofertën”.Nga ajo kohë politika e Beogradit do ta shtin në funksion “Planin B” dhe do të vëndosë që: “Popullsia shqiptare në Kosovë të largohën me dhunë shtetërore në forma të ndryshme.Kurse, në vend të tyre të vijnë serbianët nga Krahina e Kinit”. Ky fakt e zbulon në tërësi Marrëveshjën fashiste Tuxhman-Millosheviq të 15 marsit 1991). Pra e tërë kjo politikë nazifasiste ishte planifikuar të marr karakter taktik edhe pse: “serbët dhe kroatët të luftojnë në mes veti, dhe duke menduar se bota e civilizuar do të ndërhyn. Kështu programohe të kryhët aksioni i shekullit, në mënyrë që me 27 maj 1999 të ndodhë pajtimi në mes Vaselenës (Ortodoksët) dhe “Legatës” Llozanës” (Katolikët). Lidhur me këtë program satanik, do të debatohët disa herë në Beograd dhe për të ishin informuar disa herë dy agjentë shqiptarë, që ende punonin për sherbimin sekret serbian. Kështu,në kabinetin e Sllobodan Millosheviqit në prill-maj 1999 për mënyrat e spastrimit Kosovës, e cila do të mbetej pa shqiptar. Në tubimet zyrtare për rrealizimin e këtij krimi gjenocidal do të marrin pjesë: Kryetari i RFJ S. Millosehviq, Rade Markoviq ish shefi i Resorit Sigurimit Shtetëror, Vllastimir Gjorgjeviq, Shef i Resorit Sigurimit Publik,dy oficerë të ushtrisë (emrat nuk publikohën në dokument) dhe Velko Stoilkoviq. Ky forum do t` i mban tri mbledhje. Në të parën do të plasohet numri i viktimave shqiptare në Kosovë nepër komuna. Në mbledhjën e dytë, do të prezantohet numri i shqiptarëve që janë deportuar jashtë Kosovës. Në mbledhjën e tretë, do të diskutohet asanacioni-pastrimi i terenit, për t`i sielluar kolonët serbian nga Kroacia në pronat shqiptare që ishin deportuar nga Kosova. Këta planifikues të krimeve nazifashiste në tubim, me sugjerim të Sllobodan Millosheviqt marrin vendim: “deri sa të zgjasin bombardimet e NATO-s t` i largojnë kufomat e shqiptarëve, nga vendi i krimit për shkaqe “humanitare”, në mënyrë që mos të përhapet asnjë lloj i infektimit në teren”. Kufomat, trilluan ata: “janë pasojë e bombardimve të NATO-s dhe luftës së terroristëve shqiptarë”!.Lidhur me këtë krim monstruoz në Republikën e Kosovës deri me tash një Gkykatë speciale është dashur të mirret me krimin në fjalë.Pra edhe vonse e hulimtimit krimeve është vepër penale.
E vërteta, një konstatim i këtillë “për humanizim të krimit”, ishte personalisht i S. Millosheviqit dhe i grupit të oficerëve, që ishin zhytur në banditizëm nepër lokalitetet e Kosovës, sidomos nga treva e Serandës dhe Rahovecit me Rrethinë.Termi “humanizim” i krimit ishte nxierr nga dokumentet e Procesit Nyrbergut 1946, ku nazistët kishin diegur kufoma nga kampet dhe tërë veprimin e kishin quajtur “proces humanitar”. Mu për këtë fakt Millosheviqi është quajtur në kontaktet e diplomatëve: “Hitleri i dytë”.E vërteta, therrja e fëmijëve, grave, pleqëve dhe plakave ishte bërë “profesion” i ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbian, së bashku me mercenarët rusë, rumunë, ukrainas etj, por që në rastin konkret, kurrë mizoritë e tyre nuk u hetuan dhe gjykuan as nga Gjykata e UNMIK-ut, as të EULEX-it, sepse gjykatat e Kosovës, nuk u lejuan të mirrën me krime të rënda, me moton se: “janë të paafta dhe të ideologjizuara”! Pra, krimineli edhe të masakron edhe të akuzon se: “më ke detyruar të vërojë si egërsirë”!
Madje në Kosovë ka pasë edhe kërcnime nga agjentët e UNMIK-ut se: “hulumtimin e krimeve nuk guxojnë ta bëjnë as punëtorët shkencor, e as gazatarët hulumtues të Kosovës”. Madje, nëpunësit e UNMIK-ut i kishin udhëzuar edhe zyrtarët që konsoderoheshin si një formalitet, që Arkivi i Kosovës nuk guxon të grumbullojë argumente për krimet. Bile u kërcnuan se: “Nuk guxoni të botoni kurrfar publikacioni dhe të ekspozoni fotografi të mizorive serbiane”. Përkundrazi, Arkivi i Kosovës e themeloi një Këshill profesional në krye me Adem Demaçin në fund të vitit 1999, dhe nën kërcnime të UNMIK-ut, bëri një ekspozitë të fotografive dhe një studim voluminoz në katër gjuhë botërore, për gjenocidin serbian ndaj shqiptarëve 1844-1999. Atë publikacion (monograf) Nusret Pllana e ka distribuar në të botën. Në ato rrethana të pengimit, se nuk duhet zbuluar e vërteta për krimet serbe, mendoj se Kosova ishte kthyer në një koloni moderne nga BE-s dhe KS OKB-ës. Por të kuptohemi se ai pozicion nuk plasohej pa fajin e “kuadrove” tona të mëhallave që luftonin për pozita “institucioneale”, e jo për shtet të së drejtës, dhe diturisë civilizuese. Madje, atëbotë zhvillohej një luftë speciale në tërë Kryesisë LDK-ës për ‘vazhdimin e institucionalizmit”, plus çështja e krimeve sterpikej edhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës saj të drejtë, por që edhe në këtë segment kishte përplasje jo të vogla me moton: “Kush i pari”.Por, dokumentët kanë mbetë. Ato flasin vet dhe do ia tregoi vendin dhe rrolin çdo kujtë . Të kthehemi te rrënjët e krimit.
3.Mbledhje vijuese në Beograd për asanimin:Pas dy ditësh nga mbledhja e parë ( në mja 1999), në zyrën e Ministrit të Punëve të Bbrendëshme të Serbisë (Vllajko Stoilkoviq), mbahet mbledhja për detalizimin e operacionit asanacionit-(pastrimit), për trasportimin e kufomave shqiptare në vende të sigurta nepër Serbi. Ky vendim mirret derisa bombardimet e NATO-s po vazhdonin. Lidhur me këtë aksion, Rade Markoviq deklaron para hetuesëve ndërkombëtar, pas qershorit 1999: “Çka ju tha operativisti dhe çka ka shkruar nuk dua ta komentojë. Por, sipas mendimit tim, thot ai se: “Shërbimi i Sigurimit Shtetëror sekret, nuk është i angazhaur në operacionin e asanacionit (pastrimit) terenit nga kufomat shqiptare”. Sherbimi sekret deklaron Zoran Mijatoviq, do të punojë në lidhje me vrasjet, kurse ata të Sigurimit Publik do të punojnë zbulimin se kush e ka kryer asanacionin. Seicili le ta pastrojë shtëpinë e vet”, ishin shprehur agjentët serbianë. Gjithnjë në lidhje me këtë detyrë kriminale, Ministri nuk e pranon ndarjën e përgjegjësive, por ata të Sgurimit sekret, do ta mbajnë qëndrimin e tyre, prandaj do të mbrohën më vonë: Zorani dhe Gorani, në publikimet e tyre nepër libra. E vërteta, asnjërin asnjë drejtësi civilizuese nuk e liron nga përgjegjësia shumë e rëndë e shekullit për gjenocidin ndaj shqiptarëve, sepse ishin masakruar kufomat, ishte deportuar populli,ishinë plaçkitë e bombarduar gati çdo shtëpi shqiptare, nga 1035 lokalitete 1008 ishin bombarduar me granata dhe minahedhëse, ishin dhunuar afro 20 000 persona te të dy gjinive. Prandaj, ky banditizëm serbian nuk mund të injorohej me asgjë.
4. Hetuesit e Tribunalit Hagës kërkojnë informata:Pas një konsultimi të shkurtër përshkruhet në dokumnete, hetuesit e Tribunalit Hagës e shtruan pyetjën ish sigurimsave: A ju kujtohet se kush i ka marrë deklaratat nga Rade Repiqi dhe Rade Markoviqi për asanacionin e kufomave shqiptare nga Kosova? Në lidhje me këtë Zoran Mijatoviq spjegon se: “Hetuesit e Tribunalit Hagës pyetnin për gjërat më të imta, për t` i zbuluar fajtorët e krimit, në mënyrë që të dihet se kush e IDEOI bartjën e kufomave shqiptare jashtë Kosovës, në mënyrë që kufomat të maskohën nepër Serbi e jo në Kosovë. Me që mbetjet mortore të masakruara ishin akuzë e rëndë për çdo gjykatë, për atë krim nuk mund të mos akuzohet edhe policia sekrete dhe ushtria, komandat e të cilave sherbime e kishin fjalën e parë dhe të fundit, në çdo aksion kriminal në Kosovë. Pra, asanacioni nuk shiqohej si çështje individuale, por e çarqeve të caktuara komanduese të pushtetit, e që ishin ideuar nga oficerët e ushtrisë dhe policisë serbe, e ku kishte instruktorë rus, të gjithë me grada të larta ushtarako-policore.
5.Dialogu i ekspertëve të krimit serbian- si e kualifikojnë njëri tjetrin:Kush ka trilluar dhe kush po paguan haraq në Kosovë tani më është e vërtetë publike. Po, ka disa “kuadro” që dalin hapur e thonë se: “Policia e Republikës Kosovës, po sillet në Veri sikurse është siellur policia e Millosheviqit ndaj neve”. E në duartë e kujtë kemi qenë, fare mirë i kemi punët, sepse rregjimi kolonial serb ka sigurura agejntë të paguar edhe për një shekull!Për të provokuar dhe kuptuar diçka më tepër hetuesi Fullton (Irlandezi) etj. nga Tribunali i Hagës, do t` i drejtohet operativisitit spsecial të Sherbimit sekret serbian Zoran Mijatoviq se: “ Ti, Zoran Mijatoviq je terri i vërtetë. Në Ferizaj ke pasë informata se çka po ndodhë në tërë Kosovën. Po pse në Prishtinë nuk kishit operativist të rangut tuej?”. Lidhur me këtë akuzë Zoran Mijatoviqi e pyet hetuesin Fullton:” Pse jam terri”? Fullton i përgjigjet: “Ti je tip i rrezikshëm- mendojë në kuptimin pozitiv”. Zoran Mijatoviq i përgjigjet: Mendoi se nuk je më i mirë as ti, por kemi dallim, se ti je terri në kuptimin negativ. Mendoj se ata të Sigurimit tash e tutje do të hetojnë edhe ty, se si po gjurmon. E në Prishtinë nuk kemi pasë operativistë specal, sepse atë detyrë e kanë kryer shqiptarët e shumtë, që bënin gara cili po informon më shumë raste të krimeve, për të na joshur neve t` u japim beneficione. Mjerishtë, disa prej tregimeve të tyre, e që kishin të bënin me serbët e “vrarë” ishin treguar si trillime të interesit tyre të ulët”. Kështu Irlandezi Fullton: “Fillon me qeshë dhe merr pozicion grimasash se ai është fuqia e jo përgjegjësi i krimit e që ishte në rastin konkret Zorani dhe kampi i gjeneralëve të rijë serb, që ishin në luftën më të pistë që kishte zhvilluar ndonjë ushtri në Evropë”, do të shprehet Irlandezi. E vërteta, hetuesit ishin në luftë për ta zbuluar se kush është urdhërdhënësi i aksionit asanacionit. Më tutje, në dokumentin e poseduar, Zoran Mijatoviq e përshkruan kampin e gjeneralëve me duar të përgjakura. I përshkruan edhe operativistët tejrë si: Frenki Simatoviqin që punonte sipas “shkollës amerikane” (zanatin), derisa S. Millosehviqi për shkak të pozicionimit e ndrroi nga pozita, kuptohet pa i denuar sikurse që i ekzekutoi: Kapetan Draganin, Arkanin, Igiqin dhe shumë kriminelë të tjerë, të cilët i kishin tejkaluar shkollat e terrorizmit nepër Evropë dhe kudo nepër glob, madje edhe me mësimet e tyre që i kishin ideuar popat serbian nepër kisha, po edhe i kishin mësuar nga literatura interne e UDB-ës serbiane.
E vërteta, pushtetët nepër Evropë kishin mësuar majftë nga shembulli serb për “menaxhimin e krimeve”- maskimin e kufomave, sepse tërë operacionin kreu shtetëror e kishte nominuar si: “Çështje humanitare”. Së këndejmi, sistemi shumëpartiak i instaluar në Serbi, me që përmes: Librint kaltërt 1976; Memorandumit 1986; Programit Jugosllav për Kosovën më 1988, grusht shtetit më 23 mars 1989, ishte deshmua se në ish Jugosllavi (Serbi) po vendosej diktatura e banditizmit dhe Gestapos, ku seicili do t` ia han kokën seicilit më në fund, ashtu si janë vrarë udhëheqësit serbian në mes veti, për dy shekuj. Së këndejmi, edhe mizoritë kundër të tjerëve, serbët do t` i konsiderojnë si dukuri normale, sepse Kisha Ortodokse Serbe, është ajo që do të “ndermjetësojë te zoti”, dhe serbianëve do iu japi fuqi për luftëra të reja, për ta mbuluar tërë mozaikun e gjenocidit me asanacion të kufomave të masakruara shqiptare. Mendoi, se këtu dikund në këtë purgator të Dante Aligierit, pushon vdekja e zotit serbian, të cilin e shajnë atëherë kur u duhët dhe nuk u duhët, sepse sharjën dhe krimin serbët e kanë kthyer në shkollë të gjenocidit, prej së cilës nuk mund të asanohën kurrë, si duket. ( lexo: Zoran Mijatoviq, Opelo za drzavnu tajnu, Beograd- Funerali mortor i sekretit shtetëror).
6.Krimet ndaj shqiptarëve për serbët janë vetëm numra: Krimet serbiane duhet të sanksionohën në Gjykatën e Tribunalin e Hagës. Por ai tribunal i drejtësisë sikur ka mbetur në gjysmë të rrugës, krejtë me parpavi ruso-evropiane, deri sa disi të konstruktohën “krimet shqiptare”, dhe të sigurohët një baraspeshë që: “duhët t`i mvishën UÇK-ës”. E vërteta, ajo gjykatë me çdo mjet, me që është mbështetur për muri gjatë procesit kohor, sepse fabrikimi i akuzave është plagosë shumë rëndë, me zbulimin se: “Dik Matri dhe Karlla Del Ponte kanë trilluar Shtëpinë e Verdhë, ku janë përzier agjenturat serbe dhe ruse”. Po shtrohet pyetja, pse hetuesit amerikanë dhe të vendve tejra evropiane, janë shumë të vëndosur që ta ekuilibrojnë peshën e krimit të serbëve dhe shqiptarëve,është një fenomen për historianin, krejtë me prapavi. Lidhur me këtë krim mendoi se: koha dhe realiteti po tregon, se lufta speciale kundër shqiptarëve po zhvillohët që: “Serbia mos të akuzohet për t`i paguar dëmet e luftës (reparacionet )”. Pra, asanacioni, dominimumi, imperiumi, kondominimumi dhe eutanazia që janë koncepte që presin sqarim nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, për të cilën edhe NATO dihet se ka bërë Luftën e Tretë Botërore të drejtë, në miniaturë, nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999 duhet të objektivizohën. Po Lufta e katërt Botërore, nëse do të ndodhë: kujtojë se ka filluar këto ditë një fushatë e fallgjive të flasin se “lufta do të ndodhë”. Po shtrohet pyetja nëse ndodhë, atëherë njerëzit në Luftën e Pestë Botërore, do të luftojnë me huj gardhi.
PS: Shumë ish udabsh shqiptarë të kohës jugosllave, kanë filluar të viellin informata duke akuzuar djathtas dhe majtas, duke menduar se: “pa neve nuk ka shtet sepse kemi punuar drejtë”. Po, do të thoja, por duhet botuar dokumentet e spuinëve pa asnjë hezimtim, në mnyrë që të filloi Epoka e demokracisë, dhe shqiptarët ta lënë prapa kohën e hafijeve, suflerëve dhe spiunëve, e që janë paguar për ta krijuar shoqërinë e smurë dhe të pasigurtë, që po gjenron edhe në kohën e sotme. Pra, ky soj i lig shqiptarësh-ish udbash, duhet të shkruajnë libra, por vetëm me refernca ose dokumente të fotokopjuara. Pra, vetëm duke i botuar dokumentët ‘zejtaria’ e tyre antinjerëzore do të sheshëzohet në mënyrë që mos të përseritët historia.
7. Pse u themelua më 8 VI 2024 “Bota serbe”:Shoqëria serbe të paktën gjatë dy shekujve të fundit, vërehet se nuk mundet për të jetuar pa afera, intriga dhe vrasje mizore.Nga kjo “botë e infektuar” tërë arsenalin e intrigave, e kam mësuar nepër arkivat e tyre deri sa po i hulumtoja,e cila vrehët se është kultivuar me shekuj nga popat dhe oficerët e vet. Lidhur me këtë, nëse “Bota Ruse” shkatrrohet më 1991, atëherë “Bota Serbe” dihet se shkatrrohet më 1999, në rrethana të bombardimit të NATO-s dhe luftës së UÇK-ës. Por, duhët shtuar se shkatrrimi i shtetit serbian ka ardhur edhe në saje të deshtimit të Kuvendit Vaselenës, që ishte caktuar të mbahet në Beograd më 27 maj 1999, krejtë me qëllim që Kisha serbe të promovohet në shekullin XXI si e “Para në Botë”, dhe ta fitojë një lloj advokature që: “Lufta në Jugosllavi është zhvilluar në mbrojtje të kryqit, në mbrojtje të Evropës”, ashtu si ishte “vizatuar”, në Kushtetutën e BE në fillim.Pra, popat dhe oficerët serbian mendonin se lufta e tyre 1991-1999 (sidomos viti i fundit) do të konsideroheshin nepër Evropë si një Kryqzatë e Nëntë 1999”.Për këtë nominim kishin lëshuar këshilla rusët, argument ky që edhe për asanacionin kishin këshilluar rusët. Po, rusët madje kishin përgatitur 4 aeroplan për të bartur kufoma të shqiptarëve dhe për t` ua humbjur gjurmët diku në Sibir. (Hulumto: Publikimin e Viktor Çernomirdinit, i përkthyer).Në fund një porosi për politikën aktuale: Pse hargjojnë kohë duke u sharë dhe fyer në mes veti dhe pase nuk e hapin në Parlament pyetjën: Sa kufoma të civilëve shqiptarë janë diegur në shkritorët e Trepçës, Borit e gjetiu; Sa pacientë janë masakruar në Spitalin e Prishtinës dhe në dy depo në Dardani në Prishtinë.
Shkrimi i kushtohet: Fëmiut shqiptar i vrarë me “cucëll në gojë”!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
