Abdixhiku: Kurti insistoi që Presidenti t’i takojë VV’së

  • A.P /
  • 20 April 2026 - 14:00
Abdixhiku: Kurti insistoi që Presidenti t’i takojë VV’së

Lumir Abdixhiku i LDK-së lajmëroi se nuk pati marrëveshje me Albin Kurtin për çështjen e presidentit.

Ai ka thënë se Kurti insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet Vetëvendosjes.

“Ne ishim në diskutim për presidentin. Unë nuk mund të propozoj për dikë që insiston që presidenti të mbetet i partisë së tij. Me LDK-në, Vetëvendosja nuk ka diskutuar asnjë emër përveç Konjufcës”, është shprehur Abdixhiku.

Kreu i LDK-së pas takimit që ka zgjatur rreth një orë ka thënë se janë dakorduar që të mos takohen më.

Ai ka thënë se LDK-ja e konsideron të mbyllur për diskutim këtë çështje.

(Kosova Sot Online)