Aksident në Suharekë, Policia deklarohet per rastin

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 20:47
Aksident në Suharekë, Policia deklarohet per rastin

Në Suharekë, saktësisht në rrugën Vraniq-Bukosh, ka ndodhur një aksident, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 ky dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore e tjetra me ato të huaja.

Të dy të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

”Aksidenti ka ndodhur në ora 18:55 në rrugën Vraniq-Bukosh. Në këtë aksident janë të përfshira dy  automjete, njëra me targa vendore tjetra me targa të huaj. Kemi të lënduar dy të lëdnuar, pas trajtimit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Suharekë, njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.  Me këtë rast është duke u marrë njësiti rajonal që po merret me hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)