Ish deputetja Dërguti akuzon shtetin për hajni: Krejt muajin s’isha në banesë, pagova veç 2 euro më pak rrymë

  • S.A /
  • 01 August 2023 - 11:41
Ish deputetja Dërguti akuzon shtetin për hajni: Krejt muajin s’isha në banesë, pagova veç 2 euro më pak rrymë

Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, është ankuar për shtrenjtim të energjisë elektrike, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ajo ka thënë se edhepse gjatë terë muajit nuk ka qenë në banesën e saj, fatura e rrymës i ka ardhur vetëm dy euro më lirë.

Dërguti ka akuzuar shtetin për vjedhje.

“Gjatë krejt muajit nuk isha në banesë. Si duket i kisha kursyer nja 2 euro rrymë. Era shtet jo, por HAJNI!”, ka shkruar Dërguti në Facebook.

https://www.facebook.com/aida.derguti/posts/6680016525389680?ref=embed_post

Image

(Kosova Sot Online )