Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Do të forcojmë lidhjen mes vendeve tona

  • S.A /
  • 01 August 2023 - 10:56
Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Do të forcojmë lidhjen mes vendeve tona

 

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Zvicrën për Ditën Kombëtare, duke thënë se ajo është një pëkrahëse e flaktë e popullit të Kosovës, transmeton "Kosova sot Online".

“Gëzuar Ditën Kombëtare Presidentit Alain Berset dhe miqve tanë zviceranë! Zvicra është partneri ynë i kahershëm dhe një përkrahës i flaktë i popullit të Kosovës. Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor”, ka shkruar Osmani.

Zvicra shënon Ditën Kombëtare më 1 gusht kur u themelua Konfederata Zvicerane u festua për herë të parë në këtë datë në vitin 1891.

(Kosova Sot Online )