Babai i argjentinases që dyshohet se u vra në Fushë Kosovë: Maria u largua nga shtëpia për jetë më të mirë

  • S.A /
  • 04 August 2023 - 13:07
Babai i argjentinases që dyshohet se u vra në Fushë Kosovë: Maria u largua nga shtëpia për jetë më të mirë

Maria Clara Urdangaray, është 27-vjeçarja argjentinase, e cila vdiq pasi u hodh nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë, transmeton "Kosova sot Online".

Ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të ditës së martë.

27-vjeçarja shtetase argjentinase, vdiq në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

I dyshuar për këtë vepër që u cilësua si “vrasje”, është një kosovar me nënshtetësi zvicerane.

Atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, e arsye për këtë është rreziku që ai të arratisej.

Ndonëse çështja është ende në hetim, familja e viktimës për mediat spanjolle thotë se krimi nuk kalon pa u ndëshkuar.

Babai i asaj ka rrëfyer i pikëlluar historinë e njohjes së vajzës me njeriun që dyshohet se ia mori jetën në një hotel në Fushë Kosovë.

Çifti kishin disa muaj që ishin bashkë.

“Është një femicid. Një partner i dyshuar i saj e hodhi nga ballkoni”, tha Facundo Urdangaray, babai i së viktimës.

Ai shtoi se tani po përpiqen ta riatdhesojnë trupin në Argjentinë me ndihmën e Ministrisë së Jashtme, megjithëse nuk do të jetë e mundur menjëherë. “Na kanë thënë se autopsia, procesi ligjor dhe ekspertiza do të zgjasin deri në 15 ditë”, tha ai.

(Kosova Sot Online )