Të shtëna si në luftë frontale, 17 persona të plagosur pas mesnate në “Bon Vivant” – njëri në gjendje të rëndë

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 08:14
Të shtëna  si në luftë frontale, 17 persona të plagosur pas mesnate  në “Bon Vivant” – njëri në gjendje të rëndë

 

Nga të shtënat në lokalin "Bon Vivant" në Prishtinë,17 persona kane mbetur të plagosur,  në incidentin me armë zjarri. Të njëjtit kanë pranuar për tretman mjekësor në Klinikën Emergjente, transmeton "Kosova Sot Online ".

Këtë për  medie  e ka  konfirmoi  Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, sipas të cilit,  7 prej tyre  të plagosur me armë zjarri dhe 10 të tjerë nga mjetet prerëse, si xhamat, e edhe me mjete të tupitura.

Ndërkohë shtoi njëri është lënduar rëndë dhe i është nënshtruar  operacionit.

“17 persona janë të plagosur, një është në rrezik për jetë, të tjerët janë stabil”, ka deklaruar  Syla.

(Kosova Sot Online )