Gjermania 'pushtohet' nga një stuhi e pazakontë

  • A.P /
  • 05 August 2023 - 20:28
Gjermania 'pushtohet' nga një stuhi e pazakontë

Teksa Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit janë përfshirë nga reshje shiu, Gjermania duket se po përjeton dimër në mes të verës. Qyteti Reutlingen në Gjermani është përfshirë nga një stuhi e pazakontë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për shkak të shiut dhe breshërit, në Reutlingen dukej si dimër në mes të verës. Breshëri, një deri në dy centimetra në madhësi, gjithashtu bllokoi kanalizimet dhe rrugët u përmbytën. Sipas mediave gjermane, shtresa e breshrit në qendër të qytetit ishte 30 centimetra e lartë.

Për të pastruar rrugët e qytetit dolën edhe borëpastrueset. Policia lëshoi një alarm rreziku, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo aksidente rrugore.

(Kosova Sot Online)