Në rastin e 'Bon Vivantit' përfundon seanca për të dyshuarit

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 16:50
Në rastin e 'Bon Vivantit' përfundon seanca për të dyshuarit

Për të dyshuarit në rastin e Bon Vivantit, ku si pasojë e shkëmbimit me armë zjarri mbetën të lënduar 17 persona dhe një i vdekur, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka mbyllur seancën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Fanol Krasniqin, avokat i të dyshuarit Andi Pajaziti, të njohur si “Italiani” ka njoftuar se gjykata ende s’ka nxjerrë vendim për klientin e tij. Gjykata pritet të nxjerrë vendim brenda 48-orëve.

“Nuk është marrë kurrfarë vendimi. Përpara 20 minutave përfundoi… Gjykata e ka afatin ligjor përbrenda 48 orëve me marrë vendim. Ta shohim a do të merret vendimi sot apo nesër”, tha ai.

(Kosova Sot Online)