Publikohen pamjet nga momenti i gjuajtjes me armë në 'Bon Vivant' në Prishtinë

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 23:22
Publikohen pamjet nga momenti i gjuajtjes me armë në 'Bon Vivant' në Prishtinë

Në media është publikuar video nga momenti i fillimit të përleshjes dhe gjuajtjes me armë në Bon Vivant, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kujtojmë se në orët e vona të së premtes Prishtina është tronditur nga vrasja e një personi dhe plagosja e disa të tjerëve në një lokal në qendër të kryeqytetit.

Gjykata Themelore e Prishtinës iu ka caktuar nga një muaj paraburgim Andi Pajazitit për “Vrasje të rëndë” dhe Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti për “pjesëmarrje në rrahje”, për rastin e vrasjes dhe plagosjeve të premtën mbrëma në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Këtë informatë e ka konfirmuar avokati Fanol Krasniqi, njëherit avokat i Andi Pajazitit.

Prokuroria Themelore e Prishtinës kërkoi nga gjykata kompetente caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.

I dyshuari Dukagjin Nikollaj, ndodhet në arrati. Njëherësh i kërkuar edhe nga FBI.

Sipas prokurorisë I ndjeri Kastriot Ramadani po qëndronte ulur në lokal me Dukagjin Nikollaj dhe një person akoma të paidentifikuar nga prokuroria teksa në ato momente në “Bon Vivant” kishin hnyrë Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti.

Pamjet nuk rekomandohen për personat nën 18 vjeç.

 

(Kosova Sot Online)