Detaje të reja nga vrasja në Klinë

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 19:43
Detaje të reja nga vrasja në Klinë

Një plagosje ka ndodhur të hënën në Klinë, në ora 16:40, ku më pas nuk arriti t’i përballonte plagët e marra, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Plagosja është konfirmuar nga Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.

“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)