Arrestohen pesë oficerë policie pasi akuzohen për vrasjen e një të riu

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 17:41
Arrestohen pesë oficerë policie pasi akuzohen për vrasjen e një të riu

Pesë oficerë policie francezë janë arrestuar për t’u marrë në pyetje lidhur me vdekjen e një 27-vjeçari gjatë trazirave në qytetin francez më 1 korrik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata ishin në mesin e 20 anëtarëve të njësisë taktike elitare të quajtur Raid gjatë trazirave kombëtare pas qëllimit të policisë ndaj një adoleshenti në Paris më 27 qershor, ngjarje që u pasua në disa ditë protesta kombëtare.

Mohamed Bendris pësoi arrest kardiak, pasi u godit nga një predhë policie e tipit flash-top, shkruan The Guardian.


(Kosova Sot Online)