KFOR’i gjen një formulim të çuditshëm për postin e Rizvanollit

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 21:54
KFOR’i gjen një formulim të çuditshëm për postin e Rizvanollit

Komandantin e KFOR’it Ristucci, e ka takuar sot ministrja e Ekononomisë, Artane Rizvanolli, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftimin për takimin KFOR ka bërë një gjetje të jashtëzakonshme duke iu referuar asaj si “Rizvanolli e Institucioneve të Ekonomisë së Kosovës”. Krejt kjo për shkak të Rezolutës 1244.

Ai nuk i është referuar ashtu siç njihet Rizvanolli zyrtarisht, ministre e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim është biseduar kryesisht për gjendjen e përgjithshme të minoriteteve në Kosovë.

”Komandanti i #KFOR-it, MG Ristuccia, u takua me znj. Artane Rizvanolli nga Institucionet në Ekonominë e Kosovës, përfaqësues të ambasadave italiane dhe gjermane dhe të organizatave të mirëqenies sociale. Ata patën një diskutim produktiv për gjendjen e përgjithshme të minoriteteve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR’it. 

(Kosova Sot Online)