Edhe Rama shkruan për dorëheqjen e Mehajt

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 22:32
Edhe Rama shkruan për dorëheqjen e Mehajt

Për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj,  ka shkruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se me keqardhje e ka pranuar lajmin për dorëheqjen e Mehajt, duke e lavdëruar atë për punën e bërë.

”Një profesionist i rrallë, njeri i vlerave perëndimore me të cilin pata një bashkëpunim të jashtëzakonshëm.  Vullneti dhe gatishmëria e Ministrit Mehaj për bashkëpunim përtej politikave partiake, për të mirën e vendit, është shembull për të gjithë.  Bashkëpunëtor njëherë, miq përherë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Në dorëheqjen e tij, Mehaj ka thënë se po largohet për shkaqe familjare.

Një numër ambasadorësh në Kosovë kanë shkruar për dorëheqjen e tij, duke e falënderuar për shërbimin. 

(Kosova Sot Online)