Pse ende nuk është arrestuar personi që goditi dy persona me veturë në Prishtinë?

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 16:46
Pse ende nuk është arrestuar personi që goditi dy persona me veturë në Prishtinë?

Shoferi që goditi qëllimshëm dy këmëbësorë mëngjesin e së hënës, ende nuk është arrestuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu tha zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci.

Jo ende nuk ka të arrestuar për rastin”, tha Borovci.

Ndërkaq të hënën në mbrëmje, Borovci tha se pas marrjes së informatës policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Dy të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Borovci tha se vetura dyshohet të ketë qenë me targa të huaja, mirëpo po vazhdojnë hetimet.

”Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur për dy persona të lënduar të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndëridhur me ngjarjen me autorizimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”.Aktualisht policia ka ngritur dyshimet për një veturë të dyshuar me targë të huaj, ndërkaq po vijon puna policore për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor”, kishte thënë Borovci. 

(Kosova Sot Online)