
Albulena Haxhiu: Është proceduar në Qeveri Koncept Dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se është proceduar në Qeveri Koncept Dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative, përcjell "Kosova Sot Online".
Haxhiu tha se në këtë gjykatë do të adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës.
“Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastruktures ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative”, shkruan ajo.
(Kosova Sot Online)