Kolona të gjata e pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova përmes këtyre pikave kufitare
Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të dalë nga Kosova përmes Merdares, mërgimtarët duhet të presin deri në tri orë, derisa kolona është 1 mijë e 100 metra, përcjell "Kosova Sot Online".
Pritje ka edhe në Jarinjë, ku për të dalë përmes kësaj pike kufitare, pritjet janë deri në dy orë.
Te Dheu i Bardhë ka pritje në hyrje deri në 1 orë e gjysmë, e në dalje 20 minuta. Në Mutivodë pritjet në dalje janë 60 minuta, derisa në Muçibabë 25 minuta.
(Kosova Sot Online)
