IPK rekomandon suspendimin e rreshterit i dyshuar për 'Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar'

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 16:06
IPK rekomandon suspendimin e rreshterit i dyshuar për 'Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar'

Inspektorati Policor i Kosovës, njofton se dje si rezultat  i veprimeve hetimore ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të  Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje  deri në tri ditë ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

IPK e ka rekomanduar suspendimin e tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

“Ky  rast  në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt”, njofton IPK.

(Kosova Sot Online)