Eurodeputeti gjerman: Borrell të japë përgjegjësi para Parlamentit Europian

  • A.P /
  • 11 August 2023 - 22:41
Eurodeputeti gjerman: Borrell të japë përgjegjësi para Parlamentit Europian

Pasi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano,tha se Kosova u ndëshkua për shkak se u soll në “mënyrë joeuropiane”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, thotë se ajo që Stano tha është zëri i shefit të tij, Josep Borrell.

Bütikofer madje kërkoi që Borrell për këtë të japë përgjegjësi para Parlamentit Europian.

“Çfarëdo marrëzie që zëdhënësi kryesor për punë të jashtme të BE-së shqipton, ai është zëri i zotërisë së tij – dhe Josep Borrell duhet të mbahet përgjegjës nga Parlamenti Europian për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë: qeverinë autoritare serbe që ai përqafon dhe Kosovën që ai kritikon dhe sanksionon”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)